Aktualitet

Nga kanosja e efektivit të policisë tek përndjekja e ish-bashkëshortes, arrestohen 3 persona në Tiranë

Më tej policia bën me dije se në pranga është vënë edhe një 34-vjeçari pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, si dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur. Në pranga është vënë edhe një 39-vjeçar pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

20 Qershor 2024, 13:06 Nga N.F
Nga kanosja e efektivit të policisë tek përndjekja e
Foto ilustruese

TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se të arrestuarit janë vënë në pranga për vepra të ndryshme. Sipas njoftimit të policisë mes të arrestuarve është një 37-vjeçar i cili pas një konflikti të ndodhur në ambientet e lokalit të tij, ka kanosur një punonjës policie.

Më tej policia bën me dije se në pranga është vënë edhe një 34-vjeçari pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, si dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur. Në pranga është vënë edhe një 39-vjeçar pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë;

Tiranë/Arrestohen 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. V., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës". Ky shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti të ndodhur në ambientet e lokalit të tij, ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Vaqarr. Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, si dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D. L., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirane arrestim dhune kanosje

Sondazh

Poll