Aktualitet

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina humb kontrollin, plagosen 2 persona

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 2 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.  

20 Qershor 2024, 13:36 Nga I.A
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina humb kontrollin, plagosen 2
Foto Ilustruese

TEPELENË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor "Levan-Tepelenë". Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 2 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.  

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 12:20, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", shtetasi P. A., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne levan-tepelene

Sondazh

Poll