Aktualitet

Sulmohet me thikë një efektiv policie në Durrës, përfundon në spital, arrestohet agresori

Një qytetar është shfaqur me thikë dhe ka goditur policin me thikë, por arsyet nuk dihen ende.

20 Qershor 2024, 11:40 Nga I.A
Sulmohet me thikë një efektiv policie në Durrës,
Policia

DURRËS- Një efektiv policie është sulmuar me thikë ditën e sotme në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar. Një qytetar është shfaqur dhe ka goditur policin me thikë, i cili kishte shkuar për ta shoqëruar në komisariat. Efektivi është transportuar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që agresori ndodhet në ambentet e policisë, duke u marrë në pyetje. 

Njoftimi i Policisë: 

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, Policia ka marrë njoftim nga qytetarët, se në lagjen nr. 1, një shtetas po lëviste në rrugë, me mjet prerës, në dorë, duke u bërë rrezik për kalimtarët. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë konstatuar shtetasin F. C., duke mbajtur një mjet prerës (thikë), në dorë. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, për neutralizimin e këtij shtetasi, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësi i Policisë E. C., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar shtetasin F. C., 38 vjeç, në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

plagoset efektivi ne durres

Sondazh

Poll