Aktualitet

EMRAT/ Kthyen apartamentin në laborator droge, arrestohen tre shqiptarë në Greqi, sekuestrohen armë dhe marijuanë (VIDEO)

Ata kanë ushtruar kontroll brenda një apartamenti në katin e parë në rrugën “Ionia” nr. 170 në Alimos të Athinës, ku u sekuestruan 20.2 kg marijuanë e llojit “SKUNK”. Brenda apartamentit policia zbuloi një laborator të pajisur plotësisht dhe funksional për kultivimin e cannabis hidroponik.

20 Qershor 2024, 11:26 Nga N.F
EMRAT/ Kthyen apartamentin në laborator droge, arrestohen tre
Droga

GREQI- Autoritetet greke pas një operacioni antidrogë kanë vënë në pranga 3 shqiptarë. Mësohet se nga ky opercion janë sekuëstruar sasi droge dhe një pistoletë. Arrestimi i shqiptarëve ka ardhur në kuadër të një aksioni të Departamentit të Anti-Drogës së Athinës.

 

Ata kanë ushtruar kontroll brenda një apartamenti në katin e parë në rrugën “Ionia” nr. 170 në Alimos të Athinës, ku u sekuestruan 20.2 kg marijuanë e llojit “SKUNK”. Brenda apartamentit policia zbuloi një laborator të pajisur plotësisht dhe funksional për kultivimin e cannabis hidroponik.

Ndërkohë rapotohet se të arrestuarit janë dy 42-vjeçarët, Agim Kasa dhe Pllum Kasa. Sipas raportimeve ata të dy punonin për një 23-vjeçar i identifikuar si Oresti Metushi. Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë e llojit “Ekol Tuna” 8 mm me 11 fishekë të të njëjtit kalibër, 4 celularë, 1 peshore elektronike e sende të tjera.

 

greqi arerstim shqiptare

Sondazh

Poll