Sport

Kylian Mbappé: “Pa rreziqe, nuk ka fitore”...

I munguar ndaj Holandës pas thyerjes së hundës, Kylian Mbappé postoi një mesazh në Instagram këtë të mërkurë, i cili tregon dëshirën e tij për t'u rikthyer shpejt në fushë.

19 Qershor 2024, 18:40 Nga DOSJA
Kylian Mbappé: “Pa rreziqe, nuk ka fitore”...

GJERMANI - Kylian Mbappé nuk e ka humbur etjen për fitore. I munguar ndaj Holandës për shkak të thyerjes së hundës, kapiteni i bluve ka publikuar këtë të mërkurë një postim në Instagram, ku tregon dëshirën e tij për t'u rikthyer sa më shpejt në fushë: “Pa rreziqe, nuk ka fitore” .

Ai që kishte bërë shaka për maskën e tij të ardhshme pas ndeshjes kundër Austrisë, është i vetëdijshëm se një rikthim i parakohshëm, i shoqëruar me mungesën e një operacioni, mund të jetë i rrezikshëm në rast të një aksidenti tjetër. Data e rikuperimit të Mbappe mbetet ende e panjohur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll