Sport

"Shkojmë me besim të lartë kundër Spanjës", Laçi: I lumtur për golin që shënova, synojmë vendin e dytë në grup

Ai shtoi se ishte i lumtur për golin.

19 Qershor 2024, 17:37 Nga M.B
"Shkojmë me besim të lartë kundër Spanjës",
Qazim Laçi

HAMBURG- Qazim Laçi ishte autori i golit të parë të Shqipërisë sot kundër Kroacisë. Pas mbarimit të ndeshjes, Laçi tha se të gjithë lojtarët do të kenë besim më të lartë me Spanjën. Ai shtoi se ishte i lumtur për golin.

“Kështu siç shkoi ndeshja me golin në fund, edhe performanca jonë sot e meritonte të paktën një pikë. Kemi bërë mirë, luftuam shumë për një pikë e meritojmë 100%. Patjetër jam shumë i lumtur për golin por më shumë ka rëndësi pika se na jep konfidencë për ndeshjen me Spanjën. Të gjithë lojtarët do të kenë besim më të lartë me Spanjën. Pse jo, të tentojmë vendin e dytë dhe të tretë edhe pse do të jetë e vështirë”, tha Laçi.

euro 2024

Sondazh

Poll

Sport 19 Qershor 2024, 16:35 I.A

Në pak minuta, Kroacia përmbys rezultatin

GJERMANI- Kroacia ka përmbysur rezultatin me kombëtaren shqiptare. Ishte vetë Gjasula, i cili sa u fut në ndeshje shënoi autogol...

Sport 19 Qershor 2024, 16:32 I.A

Bie ëndërra kuqezi, barazon Kroacia

Goli GJERMANI- Kroacia ka barazuar në ndeshjen e sotme me kombëtaren shqiptare. Në minutën e 72-të ishte Kramariç, i c...