Sport

“E kishim analizuar shumë mirë Kroacinë", Asani pas ndeshjes: Me pak fat mund të kishim marrë 3 pikët

Asani tha se ata sot nuk u dorëzuan dhe janë aty për tu treguar të gjithëve që nuk kanë patur besim.

19 Qershor 2024, 17:46 Nga M.B
“E kishim analizuar shumë mirë Kroacinë", Asani pas
Jasir Asani

HAMBURG- Futbollisti i Kombëtares, Jasir Asani ka deklaruar pas ndeshjes me Kroacinë se me pak fat mund të kishim marrë 3 pikët. Asani tha se ata sot nuk u dorëzuan dhe janë aty për tu treguar të gjithëve që nuk kanë patur besim.

“E kishim analizuar shumë mirë Kroacinë. E nisëm shumë mirë, kishim 2-3 raste për golin e dytë në pjesën e parë. Nuk u dorëzuam, por ne jemi këtu për t’u treguar të gjithëve që nuk kanë patur besim.

Shpërtheva te të dy golat, por më shumë te goli i Laçit. Dhamë gjithçka, të gjithë. Me pak fat mund të kishim marrë 3 pikët. Spanja? Nuk i dihet asnjëherë. Ne do të futemi në fushë për 3 pikë. Spanja është shumë e fortë, por ne do të futemi në fushë për 3 pikë”, tha Asani.

euro 2024

Sondazh

Poll

Sport 19 Qershor 2024, 16:35 I.A

Në pak minuta, Kroacia përmbys rezultatin

GJERMANI- Kroacia ka përmbysur rezultatin me kombëtaren shqiptare. Ishte vetë Gjasula, i cili sa u fut në ndeshje shënoi autogol...

Sport 19 Qershor 2024, 16:32 I.A

Bie ëndërra kuqezi, barazon Kroacia

Goli GJERMANI- Kroacia ka barazuar në ndeshjen e sotme me kombëtaren shqiptare. Në minutën e 72-të ishte Kramariç, i c...