Sport

Edhe një pikë e mban Shqipërinë në lojë për t'u kualifikuar, ja si janë ‘llogaritë’...

Një barazim me Spanjën do të na çonte në kuotën e dy pikëve dhe për të qëndruar në vendin e tretë

19 Qershor 2024, 17:59 Nga DOSJA

Edhe një pikë e mban Shqipërinë në lojë për

GJERMANI - Shqipëria mori pikën e parë në këtë Europian pas barazimit 2-2 me Kroacinë në frymën e fundit në Hamburg.

Kështu, Kombëtarja kuqezi vazhdon të jetë në vendin e tretë për shkak të golavarazhit, ndërsa sa i përket renditjes midis vendeve të treta, momentalisht Shqipëria është në vendin e dytë, pas Sllovenisë.

Gjithsesi skuadra e Sylvinhos ka luajtur një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera, teksa shanset vazhdojnë të jenë aty për t’u kualifikuar.

Një mrekulli ndaj Spanjës, me një fitore të mundshme të kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë, ndoshta edhe si vend të dytë, nëse Italia mposhtet në të dyja ndeshjet e radhës.

Një barazim me Spanjën do të na çonte në kuotën e dy pikëve dhe për të qëndruar në vendin e tretë do të na duhej dhe një barazim, ose fitore e Italisë përballë Kroacisë.

Por për t’u kualifikuar, duhet që të ketë të paktën dhe dy skuadra të tjera në vendin e tretë në grup me dy ose më pak pikë dhe që të kenë golavarzh më të keq se Shqipëria.

Ja renditja provizore e skuadrave ne vendin e tretë:

Edhe një pikë e mban Shqipërinë në lojë për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Qershor 2024, 16:35 I.A

Në pak minuta, Kroacia përmbys rezultatin

GJERMANI- Kroacia ka përmbysur rezultatin me kombëtaren shqiptare. Ishte vetë Gjasula, i cili sa u fut në ndeshje shënoi autogol...

Sport 19 Qershor 2024, 16:32 I.A

Bie ëndërra kuqezi, barazon Kroacia

Goli GJERMANI- Kroacia ka barazuar në ndeshjen e sotme me kombëtaren shqiptare. Në minutën e 72-të ishte Kramariç, i c...