Sport

“Meritonim më shumë”, Asllani pas ndeshjes me Kroacinë: Morëm një pikë, jemi të lumtur

Asllani tha pas ndeshjes se në fund kishim rast edhe për rezultatin 3-2.

19 Qershor 2024, 17:32 Nga M.B
“Meritonim më shumë”, Asllani pas ndeshjes me
Kristjan Asllani

HAMBURG- Kristjan Asllani ka komentuar barazimin 2-2 të Shqipërisë ndaj Kroacisë, duke cilësuar një mundësi të humbur për të marrë fitoren nga ky duel. Asllani tha pas ndeshjes se në fund kishim rast edhe për rezultatin 3-2.

“Ndeshje me shumë emocione, gjynah që nuk morëm tre pikë. Pësuam dy gola që për mua mund të evitonim por futbolli kështu e ka, në fund kishim rast edhe për 3-2. Ça të bëjmë, morëm një pikë, jemi të lumtur. Mund të bënim më shumë por rruga është kjo.

Rasti i humbur? Besoja se do ta merrte Modriç topin se ishte më afër, e gjuajta me sytë mbyllur. Gabova golin, çfarë të bëj, kështu e ka futbolli”, tha Asllani.

euro 2024

Sondazh

Poll

Sport 19 Qershor 2024, 16:35 I.A

Në pak minuta, Kroacia përmbys rezultatin

GJERMANI- Kroacia ka përmbysur rezultatin me kombëtaren shqiptare. Ishte vetë Gjasula, i cili sa u fut në ndeshje shënoi autogol...

Sport 19 Qershor 2024, 16:32 I.A

Bie ëndërra kuqezi, barazon Kroacia

Goli GJERMANI- Kroacia ka barazuar në ndeshjen e sotme me kombëtaren shqiptare. Në minutën e 72-të ishte Kramariç, i c...