Bota

Moti i keq përfshinë Kinën, disa të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Bëhet me dije se 9 persona kanë vdekur dhe mbi 15 të tjerë janë zhdukur si pasohë e shirave në Kinë. 

19 Qershor 2024, 17:54 Nga E. D
Moti i keq përfshinë Kinën, disa të vdekur dhe dhjetëra
foto ilustruese

KINË- Kina është përfshirë nga moti i keq, ku raportohet dhe për të vdekur. Bëhet me dije se 9 persona kanë vdekur dhe mbi 15 të tjerë janë zhdukur si pasohë e shirave në Kinë. 

Autoritetet në provincën bregdetare të Guangdong raportuan vdekjet ndërsa rezultojnë se mbi 15 shtetas janë zhdukur. Provinca Lindore e Fujian-it dëshmoi reshje të dendura shiu që nga e diela pasdite, duke rezultuar në katër të vdekur, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Gjithashtu shirat e dendur kanë goditur Kinën jugore dhe juglindore që nga e diela.

moti i keq ne kine

Sondazh

Poll