Bota

FOTO/ Pasi nënshkruan një marrëveshje partneriteti, Putin i dhuron Kim Jong Un-it limuzinën luksoze, merr edhe rolin e shoferit

Shefi i Kremlinit i dhuroi Kim-it automjetin e prodhuar nga autoprodhuesi rus Aurus, së bashku me një grup çaji dhe shpatën e një admirali në një gjest simbolik falënderimi për mbështetjen ‘konsistente dhe të palëkundur’ të Koresë së Veriut për luftën e tij në Ukrainë.

19 Qershor 2024, 15:30 Nga E. D
FOTO/ Pasi nënshkruan një marrëveshje partneriteti, Putin i
vladimir putin

KOREJA E VERIUT- Vladimir Putin e çoi mikpritësin Kim Jong Un për një xhiro nëpër rrugët e Phenianit me një limuzinë luksoze një nga disa dhurata që Presidenti rus i dha liderit të Koresë së Veriut sot pasi ata nënshkruan një marrëveshje të re gjithëpërfshirëse partneriteti që përfshinte një klauzolë të mbrojtjes reciproke.

Shefi i Kremlinit i dhuroi Kim-it automjetin e prodhuar nga autoprodhuesi rus Aurus, së bashku me një grup çaji dhe shpatën e një admirali në një gjest simbolik falënderimi për mbështetjen ‘konsistente dhe të palëkundur’ të Koresë së Veriut për luftën e tij në Ukrainë.

Pamjet e marra nga rezidenca shtetërore Kumsusan në kryeqytetin e Koresë së Veriut treguan momentin kur Putin u ngjit pas timonit të automjetit të rëndë për t’i ofruar shërbimet e tij si shofer Kim-it, i cili me padurim hipi në sediljen e pasagjerit.

"Kim në këmbim i ofroi Putinit dhurata shumë të bukura, sipas ndihmësit të shefit të Kremlinit, Yuri Ushakov, duke përfshirë vepra të ndryshme arti dhe buste që ishin të punuara me mjeshtëri," tha ndihmësi për mediat ruse.

Detajet e hollësishme të partneritetit të tyre të ri nuk ishin menjëherë të qarta, por të dy udhëheqësit e përshkruan atë si një përmirësim të madh të lidhjeve të tyre, duke përfshirë termat që përfshinin fusha nga siguria te edukimi mjekësor. Kim e shpalli marrëveshjen si traktatin më të fortë ndonjëherë midis dy kombeve, duke e ngritur miqësinë e zjarrtë mes tyre në nivelin e një aleance dhe u zotua për mbështetje të plotë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Putin ndërkohë tha se marrëveshja është vërtet një dokument përparimtar që pasqyron një dëshirë të përbashkët për të çuar marrëdhëniet në një nivel më të lartë, duke shtuar se ajo parashikonte, ndër të tjera, për ndihmë reciproke në rast agresioni kundër njërës prej palëve në këtë traktat.

vladimir putin kim jong un

Sondazh

Poll

Bota 19 Qershor 2024, 15:06 M.B

Izraeli kryen sulm vdekjeprurës në Siri

Një sulm ajror në provincën Kuneitra të Sirisë. Fotografi ilustruese nga arkivi. LINDJE E MESME- Një oficer i ushtrisë s...