Bota

“Babai më përdhunoi kur isha vetëm 6 vjeçe”/ 32-vjeçarja akuzon të atin, rrëfimi tronditës: Gjithçka nisi në 1998

Ajo ka rrëfyer se ka rënë pre e dhunës seksuale nga i ati që në moshën 6-vjeçare.

19 Qershor 2024, 15:16 Nga E. D
“Babai më përdhunoi kur isha vetëm 6 vjeçe”/
foto ilustruese

SELANIK- Një 70-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën prej 26 vitesh në Selanik. Rsasti i rëndë është raportuar nga e bija, e cila momentalisht është 32 vjeç. Ajo ka rrëfyer se ka rënë pre e dhunës seksuale nga i ati që në moshën 6-vjeçare. 32-vjeçarja ka dëshmuar se hera e parë që një gjë e tillë ka ndodhur, ka qenë viti 1998.

Më pas kjo ka ndodhur në gusht të vitit 2023 dhe së fundmi në qershor të këtij viti. Ajo i tha policisë se babai i saj 70-vjeçar u përpoq ta përdhunonte edhe në mars të 2024-ës. Pas denoncimit të saj, ndaj babait të moshuar u ngrit një rast për përdhunim serial, dhunë seksuale, dhunë në familje, shkelje të ligjit për armët, marrëdhënie incesti dhe sulm të pahijshëm. Mësohet se 70-vjeçari vuan nga probleme të rënda shëndetësore ndërkohë që të dy babë e bijë jetonin në të njëjtën banesë.

 

 

 

selanik perdhunim

Sondazh

Poll

Bota 19 Qershor 2024, 15:06 M.B

Izraeli kryen sulm vdekjeprurës në Siri

Një sulm ajror në provincën Kuneitra të Sirisë. Fotografi ilustruese nga arkivi. LINDJE E MESME- Një oficer i ushtrisë s...