Bota

Pasi triumfoi në zgjedhje kundër Macronit, Bardella: Tani mbështes Ukrainën, por nuk do ta furnizojë me raketa

Gjithashtu Jordan Bardella tha se si kryeministër do të respektonte angazhimet e Francës ndaj NATO-s. Anëtari i sapozgjedhur i Parlamentit Evropian premtoi gjithashtu se do të mbajë një nivel të lartë të shpenzimeve për mbrojtjen.

19 Qershor 2024, 16:23 Nga E. D
Pasi triumfoi në zgjedhje kundër Macronit, Bardella: Tani
Jordan Bardella

FRANCË- Lideri i partisë franceze të ekstremit të djathtë, Rally National (RN), Jordan Bardella, tha sot se ai mbështet të drejtën e Ukrainës për tu mbrojtur kundër Rusisë. Megjithatë, nëse zgjidhet kryeministër, ai nuk do të furnizojë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi që mundësojnë goditje në territorin rus.

“Unë dua që Ukraina të ketë në dispozicion municionet dhe pajisjet e nevojshme për të mbajtur frontin, por nuk e mbështes dërgimin e pajisjeve që mund të çojnë në një përshkallëzim në Evropën Lindore”, tha Bardella.

Gjithashtu Jordan Bardella tha se si kryeministër do të respektonte angazhimet e Francës ndaj NATO-s. Anëtari i sapozgjedhur i Parlamentit Evropian premtoi gjithashtu se do të mbajë një nivel të lartë të shpenzimeve për mbrojtjen. Verën e kaluar, legjislatura franceze miratoi një ligj shtatëvjeçar jo-detyrues për planifikimin ushtarak të vendit, i cili parashikon shpenzimin e një totali prej 413 miliardë eurosh për mbrojtjen deri në vitin 2030. Megjithatë sipas sondazheve të opinionit publik, RN do të marrë më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 30 qershor dhe 7 korrik.

jordan bardella

Sondazh

Poll

Bota 19 Qershor 2024, 15:06 M.B

Izraeli kryen sulm vdekjeprurës në Siri

Një sulm ajror në provincën Kuneitra të Sirisë. Fotografi ilustruese nga arkivi. LINDJE E MESME- Një oficer i ushtrisë s...