Sport

Tentativë e re e Al Hilal, për Leaon e Milanit

Klubi i Neymar dhe Milinkovic-Savic është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 175 milionësh, por portugezi nuk duket i interesuar

18 Qershor 2024, 15:23 Nga DOSJA
Tentativë e re e Al Hilal, për Leaon e Milanit

ITALI - Janë 14 lojtarë kuqezi në huazim te klubet e tjera me një afat të caktuar deri më 30 qershor. Disa mund të kthehen në fushën e Fonseca-s për të qëndruar dhe për të luajtur shanset e tyre me menaxherin e ri, të tjerët mund të largohen përsëri ose të shiten për të mbledhur një thesar të vogël për të riinvestuar në treg. Ja kush janë dhe sa vlejnë (vlerat e transfermarkt).

Interesi i Arabisë Saudite për Rafael Leaon nuk është i ri, për të ishte folur një muaj më parë me të njëjtët protagonistë: Al Hilal i Neymar, Milinkovic-Savic dhe Koulibaly, të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 175 milionë eurosh për ta rrëmbyer anësorin portugez nga Milani. Në orët e fundit thashethemet janë bërë sërish aktuale, me kampionët e Arabisë, që duan të rikthen sërish në krye.

Sot, si në fund të majit, pyetja është ende e njëjtë: askush nuk dyshon se Al Hilal ka burimet financiare për të paguar klauzolën e Leaos, por duhet të shohim se çfarë mendon lojtari.

Dhe brenda një muaji, duket se pak ka ndryshuar në skuadrën e Rafës, i cili, shpjegon për Tuttosport, para së gjithash se për të ka vetëm ‘Euro 2024’ me Portugalinë në mendje, teksa nuk duket i tërhequr nga mundësia për të luajtur jashtë Evropës.

Nuk duhet harruar edhe fjalët e fundit të Zlatan Ibrahimovic për emrat e mëdhenj të Milanit: "Maignan, Theo Hernandez dhe Leao, mbeten me ne. Ata kanë një kontratë dhe janë të lumtur".

Në planet e Al Hilal, numri 10 i kuqezinjve, duhet të zërë vendin e Neymar (luajti vetëm pesë ndeshje në Arabi, duke shënuar një gol, para dëmtimit të rëndë të gjurit), i cili gjithashtu mund të kthehet në Brazil, ose të kalojë në MLS.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll