Sport

Me hundë të thyer, por nuk do të operohet… Kylian Mbappé do të luajë me maskë

Sulmuesi i ri i Real Madridit u detyrua të largohej herët nga fusha, për shkak të goditjes që mori nga austriaku Danso.

18 Qershor 2024, 13:09 Nga DOSJA
Me hundë të thyer, por nuk do të operohet…  Kylian

GJERMANI - "Kylian Mbappé ka pësuar një thyerje në hundë. Ai është rikthyer në kampin bazë të skuadrës franceze. Ai do të trajtohet në ditët në vijim, por nuk do t'i nënshtrohet një operacioni të menjëhershëm. 

Do të bëhet një maskë për të lejuar numrin ‘10’ të kombëtares franceze të kthehet në aktivitetin konkurrues pas një periudhe të dedikuar trajtimit”.

Me këtë deklaratë të lëshuar një natë pas ndeshjes ndaj Austrisë, Federata Franceze e Futbollit sqaroi situatën e sulmuesit të kombëtares së Deschamps. 

Ishte përplasja me austriakin Danso, pak minuta para përfundimit të debutimit francez me austriakët, ajo që e detyroi kampionin francez të largohej nga fusha për shkak të goditjes në hundë.

Pas një vizite të shpejtë në dhomat e zhveshjes, sulmuesi u dërgua në spital, ku gjatë natës iu nënshtrua analizave të thelluara. Në fillim, raporton ‘L'Équipe’,  dukej se ai do t'i nënshtrohej një operacioni . Ky eventualitet është shmangur, edhe nëse problemi dhe dhimbja mbeten.

E sigurta aktuale është se Mbappé është i detyruar të ndalojë, por koha e rikuperimit nuk është ende e qartë. Maska mund të garantojë praninë e tij në fushë qysh në ndeshjen kundër Holandës, e dyta në grup, edhe nëse ka nga ata që mendojnë se të paktën deri në 1/16 do ta kenë të vështirë ta shohin në fushë . 

Pas përplasjes me Mbappe, që i kushtoi francezit një thyerje në hundë, Kevin Danso i kushtoi disa fjalë sulmuesit, që u largua me gjak nga fusha për shkak të goditjes që mori.

"Më vjen keq që Kylian Mbappé u lëndua gjatë duelit tonë, - deklaroi mbrojtësi austriak pas ndeshjes, - i uroj një shërim të mirë dhe shpresoj që ai të gjejë përsëri vendin e tij në fushë së shpejti." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll