Art&Argëtim

Nga Jennifer Aniston tek Angelina Jolie, si propaganda ruse po përdor imazhet e tyre me citate të rreme kundër Ukrainës

Yje të tillë si Sir Elton John, Lionel Messi dhe Jennifer Aniston postohen me citate ku mbajnë qëndrim pro-rus për të ndikuar në opinionin publik në favor të Putinit.

18 Qershor 2024, 15:37 Nga S.B
Nga Jennifer Aniston tek Angelina Jolie, si propaganda ruse po përdor
foto ilustruese

RUSI- Me propagandën e teknologjisë së lartë, presidenti rus Vladimir Putin, po sulmon Perëndimin duke krijuar robotë që pretendojnë të jenë personalitete të famshme për të shkruar citate të rreme në mediat sociale dhe për të mbrojtur luftën e Rusisë në Ukrainë. Yje të tillë si Sir Elton John, Lionel Messi dhe Jennifer Aniston postohen me citate ku mbajnë qëndrim pro-rus për të ndikuar në opinionin publik në favor të Putinit.

Të paktën 50 figura të famshme janë bërë viktimë e një mashtrimi në internet me nënshkrimin e Kremlinit. Ndjekësit e mediave sociale perëndimore kanë qenë objektivi i dezinformatave të Kremlinit me postimet përkatëse të mediave sociale të shkruara në anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe polonisht duke i bombarduar ato orët e fundit.

Nga Jennifer Aniston tek Angelina Jolie, si propaganda ruse po përdor
Sir Elton John

Citimet janë të gjitha të rreme dhe kanë origjinën nga robotët e njohur të dezinformimit të Kremlinit që përhapin informacione të rreme në platformën X. Në betejën e dezinformimit të Rusisë kundër Perëndimit, legjenda britanike e popit Sir Elton John citohet të ketë shkruar: Kemi rënë në grackën e Ukrainës. Tani BE-ja po shembet.

Aktorja simpatike amerikane Jennifer Aniston është nxjerrë në rrjetet sociale me mesazhin e rremë: Jemi varfëruar, është koha të harrojmë Ukrainën.

Nga Jennifer Aniston tek Angelina Jolie, si propaganda ruse po përdor
Jennifer Aniston

Nga ana e tjetër futbollisti Lionel Messi, u shkruan ndjekësve të tij: Ukraina nuk ekziston më. Të gjitha paratë tona shkuan dëm. 

Figurat e tilla të rreme në internet u përhapën nga rrjeti i dezinformimit Dvoynyk. Një tjetër linjë e rreme që i atribuohet aktores së famshme të Hollivudit, Scarlett Johansson, tregon: Të gjitha vendet kanë filluar të mendojnë për veten e tyre dhe BE-ja po shembet.

Por edhe një tjetër yll i ekranit të madh, Angelina Jolie, thuhet se e përshkruan Parlamentin Europian si “të korruptuar” në një postim të rremë.

Nga Jennifer Aniston tek Angelina Jolie, si propaganda ruse po përdor
Lionel Messi


Gazeta amerikane The Sun thekson se fushata masive e dezinformimit u zbulua nga agjencia e pavarur ruse e lajmeve “Agentsvo”, si pjesë e përpjekjes së Putinit për të fituar luftën propagandistike kundër Perëndimit.

rusi putin propagande rusi ukraine

Sondazh

Poll