Art&Argëtim

Ra nga skena gjatë performancës, Ian McKellen në gjendje të mirë shëndetësore, të pranishmit përshkruajnë ngjarjen: Ishte rrëqethëse...

Aktori 85-vjeçar, bërtiti nga dhimbja, duke bërë thirrje për ndihmë dhe një anëtar i stafit nxitoi në skenë për ta ndihmuar.

18 Qershor 2024, 10:27 Nga S.B
Ra nga skena gjatë performancës, Ian McKellen në gjendje të
Ian McKellen

LONDËR- Aktori Sir Ian McKellen mësohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore pasi ra nga skena gjatë një shfaqjeje të Player Kings në teatrin Noël Coward në Londër. Aktori 85-vjeçar, bërtiti nga dhimbja, duke bërë thirrje për ndihmë dhe një anëtar i stafit nxitoi në skenë për ta ndihmuar.

Sir Ian ishte duke performuar një skenë konfliktuale ku dukej se humbi ekiulibrin. Ai u dërgua në spital dhe shfaqja u anulua.

"Në çast ai bërtiti dhe sinqerisht zhurmat ishin rrëqethëse" tha një i pranishëm ndërsa kujton se Sir Ian bërtiste: më ndihmoni, më ndihmoni, krahët e mi, krahët e mi…

Një zëdhënës i teatrit tha më vonë se Sir Ian kishte bërë një skaner dhe mjekët thanë se ai do të shërohej shpejtë. Ai pritet të rikthehet në skenë të mërkurën për një shfaqje tjetër.

Player Kings është një prodhim i Henry IV të Shekspirit, Pjesët Një dhe Dy, dhe filloi shfaqjen e tij 12-javore në West End në prill. Sir Ian - i cili luan John Falstaff - kishte qenë duke rrethuar një skenë beteje që përfshinte Princin e Uellsit dhe Henry Percy kur ai ra nga pjesa e përparme e skenës.

Ndodhi aq shpejt sa në fillim u duk se ishte pjesë e performances, por aktori bërtiti dhe stafi nxitoi për ta ndihmuar. Dritat e skenës u ndezën dhe stafi evakuoi të ftuarit në teatër.

Performanca e së martës u anulua "në mënyrë që Ian të pushojë", tha zëdhënësi, por shtoi se aktori pritej të rikthehej të mërkurën. Paul Critchley, nga Downham Market në Norfolk dhe i cili po ndiqte shfaqjen, tha se ishte një "shok" të shihje Sir Ian të rrëzohej nga skena drejtpërsëdrejti para audiencës.

ian mckellen

Sondazh

Poll