Art&Argëtim

E akuzuan ish-të dashurat për kanibalizëm, Armie Hammer thyen heshtjen: Tentova vetëvrasjen por mendova për fëmijët

Para pak kohësh ish-të dashurat bënë një sërë pretendimesh tronditëse kundër aktorit të 'Call Me by Your Name', ku njëra prej tyre tha se aktori ishte kanibal.

18 Qershor 2024, 14:45 Nga S.B
E akuzuan ish-të dashurat për kanibalizëm, Armie Hammer thyen
Armie Hammer

SHBA- Aktori amerikan Armie Hammer ka thyer heshtjen mbi pretendimet se ai është kanibal. Para pak kohësh ish-të dashurat bënë një sërë pretendimesh tronditëse kundër aktorit të 'Call Me by Your Name', ku njëra prej tyre tha se aktori ishte kanibal.

Në shkurt të vitit 2021, ish-e dashura Effie Angelova e akuzoi Hammerin se e përdhunoi dhunshëm dhe se e kishte abuzuar mendërisht, emocionalisht dhe seksualisht kur ajo ishte vetëm 20 vjeçe në vitin 2017. Kishte gjithashtu pretendime se ai kishte fantazi kanibaliste, me Hammer duke i mohuar ato.

Një tjetër ish- e dashur, Courtney Vucekovich tha në janar 2021 se Hammer i kishte thënë dikur se ai dëshironte ti thyente brinjën dhe tia vinte në skarë për t’ia ngrënë. Hammer u shfaq në podcastin "Painful Lessons" të dielën dhe diskutoi akuzat që në dukje ‘dënuan’ karrierën e tij.

“Njerëzit më quanin kanibal dhe të gjithë i besuan” tha Hammer. "Ata thonë: "Po, ai djalë hëngri njerëz", e unë thjesht u them se jam shumë i uritur tani dhe kam një dëshirë të madhe të ha kyçe këmbësh.”

Gruaja e tij Elizabeth Chambers, me të cilën ai kishte dy fëmijë, bëri kërkesë për divorc në korrik 2020.

"Ishte një vdekje egoje, një vdekje karriere. Një bombë neutronike shpërtheu në jetën time. Ajo vrau gjithçka" tha ai për ish-gruan. “Isha duke qëndruar në breg dhe notova shumë larg dhe thjesht u shtriva atje…një tentativë vetëvrasjeje...Por mendova se nuk mund t’ia bëja këtë fëmijëve të mi”.

armie hammer

Sondazh

Poll