Art&Argëtim

I dehur në timon, arrestohet këngëtari Justin Timberlake

Arrestimi ndodhi të hënën mbrëma në Sag Harbor, Nju Jork.

18 Qershor 2024, 15:10 Nga S.B
I dehur në timon, arrestohet këngëtari Justin Timberlake
Justin Timberlake

SHBA- Këngëtari i njohur Justin Timberlake është arrestuar pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur në Hamptons. Arrestimi ndodhi të hënën mbrëma në Sag Harbor, Nju Jork.

Mësohet se këngëtari do të dalë para gjykatës ditën e sotme. Timberlake ka dy koncerte në Çikago këtë fundjavë dhe dy shfaqje në New York City javën e ardhshme.

Burimet i thanë TMZ se këngëtari ishte takuar me miqtë në një hotel në Sag Harbor të hënën mbrëma dhe u arrestua pak pasi u largua nga grupi.

Gjithashtu bëhet me dije se këngëtari është tentuar të ndalohet me një shenjë “STOP” nga autoritetet por ai ka vazhduar pa ndaluar. Kur policia arriti ta ndalonte, i kërkuan që të bënte një test alkooli, por këngëtari nuk pranoi.

Një numër miqsh të Justin Timberlake mbërritën në vendngjarje në një përpjekje për të bindur policinë që ta lironin atë, por deri në atë kohë ish-partneri i Britney Spears ishte vënë tashmë në pranga.

E gjithë ngjarja është kapur nga kamera e trupit të një punonjësi policie.

justin timberlake

Sondazh

Poll