Art&Argëtim

Coldplay vjen me një lëvizje ekologjike, së shpejti me një album të bërë nga shishet plastike

Çdo kopje vinyli e albumit do të prodhohet në disqe të bëra nga nëntë shishe plastike, të marra nga mbeturinat e konsumatorëve.

17 Qershor 2024, 17:29 Nga S.B
Coldplay vjen me një lëvizje ekologjike, së shpejti me një
Coldplay

SHBA- Grupi i njohur muzikor Coldplay kanë vendosur që albumin e tyre të 10 të sapo shpallur ‘Moon Music’ ta bëjnë miqësor ndaj mjedisit. Çdo kopje vinyli e albumit do të prodhohet në disqe të bëra nga nëntë shishe plastike, të marra nga mbeturinat e konsumatorëve.

Një botim i veçantë "notebook" do të përbëhet gjithashtu nga 70% plastikë, marrë nga mbetjet në lumin Rio Las Vacas në Guatemala. Grupi thotë se kjo do të reduktojë emetimet e karbonit me 85% dhe do të parandalojë prodhimin e më shumë se 25 tonë metrikë plastike.

Coldplay vjen me një lëvizje ekologjike, së shpejti me një
krijimi i vinyl

Artistët duke përfshirë Billie Eilish, Idles, Brent Faiyaz dhe Holly Humberstone kanë bërë kohët e fundit përpjekje për të reduktuar ndotjen duke përdorur vinyl të ricikluar ose ekologjik.

Coldplay do të nxjerrë gjithashtu edicionet e CD-ve të Moon Music në një format të ri të quajtur EcoCD - krijuar nga 90% plastikë e ricikluar, me një reduktim prej 78% në emetimet krahasuar me prodhimin tradicional të CD-ve. Albumi pritet të dalë më 4 tetor 2024.

coldplay

Sondazh

Poll