Politike

"Në fletën e votimit prap Rama do lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris", Suli: Djali i Fredi Belerit do të kandidojë për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e ardhshme

Suli tha se Himara në kulmin e sezonit turistik është e mbytur nga plehrat, me rrugë të shkatërruara dhe pa menaxhim.

18 Qershor 2024, 15:16 Nga M.B
"Në fletën e votimit prap Rama do lexojë Petro Dhionisios
Petro Beleri dhe Fredi Beleri

HIMARA- Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri, duket se ka vendosur të kandidojë për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e ardhshme. Lajmin e ka pohuar sekretari i “Omonias” Marin Suli, në Top News, ku tha se Fredi Beleri do të jetë sërish në fletën e votimit, përmes të birit. Suli tha se Himara në kulmin e sezonit turistik është e mbytur nga plehrat, me rrugë të shkatërruara dhe pa menaxhim.

“Në kulmin e sezonit turistik Himara është e mbytur nga plehrat. Himara është me rrugë të shkatërruara. Himara është e pa menaxhuar. Himara drejtohet sot nga një i ri që para një viti e gjysmë e mundëm me votë brenda rregullave demokratike dhe drejtohet sot nga ai njeri që e kemi kallëzuar në bazë të raportit të KLSH, ka abuzuar me 10 milion Euro tendera, nga lekët tona.

Mos i harroni këto gjëra. Dhe meqë doni një ekskluzivitet, një nga kandidatët më kryesor mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit po me një artificë ligjore. Të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prap zoti Rama, do lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris”, tha Suli.

Avokatët mbrojtës të Fredi Belerit krybashkiakut të zgjedhur të Himarës vijojnë betejën në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rekurs të vendimit të prokurorisë së Vlorës që regjistroi procedimin ndaj tij. Avokatët e Belerit pretendojnë se Prokuroria e Vlorës dhe ajo e Posaçme kanë keqpërdorur çështjen e dëshmisë së penalitetit për të akuzuarin, i cili sipas tyre është i rehabilituar ndërsa në dëshminë e dorëzuar nga prokuroria ne gjykatë ai rezultonte i dënuar.

fredi beleri

Sondazh

Poll