Sport

Charles Leclerc, i përzgjedhur të vrapojë me flakën olimpike të martë në Monaco…

Piloti i Formula 1, Charles Leclerc, do të mbajë flakën olimpike këtë të martë në Monaco.

17 Qershor 2024, 16:22 Nga DOSJA
Charles Leclerc, i përzgjedhur të vrapojë me flakën olimpike

FRANCE - Pas kalimit nëpër departamentet dhe territoret jashtë shtetit, flaka olimpike kthehet në Francë këtë të martë, për një fazë të 34-të midis Villefranche-sur-Mer dhe Nice.

Ajo do të bëjë një devijim për në Monaco pasdite dhe Charles Leclerc do të jetë pishtari i parë nga Principata. Piloti monegask do të jetë në qendër të vëmendjes pas fitores së Grand Prix "e tij" në maj.

Më pas, flakën olimpike ai do t'ia kalojë skiatores Alexandra Coletti, olimpiste katër herë dhe flamurtare e Monacos në Lojërat Olimpike të vitit 2010. Princi Albert I, ish-pilot i bobsleigh, është ai që do të mbyllë kalimin e flakës në Monaco.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll