Sport

VD/ Ukrainasit në fushë me flamurin e tyre kombëtar, pjesa e parë flet për Rumaninë…

Para ndeshjes së ‘Euro 2024’ kundër Rumanisë këtë të hënë (15:00), ukrainasit u bashkuan në fushë me një flamur të vendit të tyre mbi supe. 45 minutat e para mbyllen me fitoren 1-0 të Rumanisë

17 Qershor 2024, 16:05 Nga DOSJA
VD/ Ukrainasit në fushë me flamurin e tyre kombëtar, pjesa e

GJERMANI - Më shumë se dy vjet pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, lojtarët e Sergei Rebrov dolën në fushën e ‘Allianz Arena’ në Mynih, duke mbajtur mbi supe flamurin verdheblu të vendit të tyre…

Kjo ndodhi përpara ndeshjes së Grupit E të ‘Euro 2024’, ku Ukraina këtë të hënë do të përballet me Rumaninë (15:00).

45 minutat e para mbyllen me fitorfen 1-0 të Rumanisë, ku Stanciu në minutën e 29-të shënoi  me një goditje nga larg. Shikojeni golin:

Çerekfinalistët e ‘Euro 2021’, shokët e skuadrës së Artem Dovbik do të takohen me Sllovakinë më 21 qershor dhe Belgjikën më 26 për të përfunduar fazën e grupeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll