Sport

Erik Ten Hag zbulon skandalin: "Manchester United ka folur me Tuchel dhe trajnerë e tjerë, ndërsa unë isha në krye"

"Në Holandë, kjo nuk lejohet. Pastaj është e ndaluar të flasësh me trajnerë të tjerë, kur skuadra ende ka një trajner në krye"

17 Qershor 2024, 09:30 Nga DOSJA
Erik Ten Hag zbulon skandalin: "Manchester United ka folur me Tuchel dhe

ANGLI - Këtë javë, ndërsa ishte në pushime, Erik ten Hag iu tha nga drejtuesit e klubit, se do të vazhdonte të qëndronte te Manchester United edhe sezonin që pritet të nisë:

"Drejtuesit e klubit erdhën tek unë, ndërsa isha me pushime në Ibiza. Ata papritmas u shfaqën në derën time dhe më thanë se donin që të vazhdonin me mua. Qëndrimi im nuk ishte i sigurtë pas një sezoni të vështirë, megjithëse triumfi i Kupës FA kundër Manchester Cityt ishte një plus”.

Histori tronditëse... Në gjithë këtë, stoli i “Djajve të Kuq” ishte shumë i nxehtë dhe vetë trajneri holandez pranoi, se kishte pasur disa biseda mes klubit anglez dhe kandidatëve të tjerë për t'u bërë trajner i Manchester United.

"Ata në fakt më thanë se kishin biseduar me disa drejtues,"- shprehet Ten Hag. "Në Holandë, kjo nuk lejohet. Pastaj është e ndaluar të flasësh me trajnerë të tjerë kur skuadra ende ka një trajner në krye,"- tha ai për Voetbal NOS Studio.

“Ata më thanë se Manchester United kishte folur edhe me Tuchel, por ndoshta në fund arritën në përfundimin se ata tashmë e kishin trajnerin më të mirë”.

Por tani është e sigurt: e ardhmja e Ten Hag është në Old Trafford. "Kemi pasur biseda të mira, janë diskutuar tema të ndryshme. Konkluzioni është se do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe se ata do të ma vazhdojnë kontratën.

Duhet të biem dakord për këtë",- tha trajneri 54-vjeçar i cili aktualisht ka një kontratë e vlefshme deri në verën e vitit 2025, me opsion për një sezon shtesë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll