Sport

Michal Probiertz, trajneri i Polonisë: “Lewandowski do të luajë kundër Austrisë”

I mundur nga Holanda pasditen e kësaj të diele (1-2), Michal Probiertz, trajneri i Polonisë, njoftoi rikthimin e Robert Lewandowski për ndeshjen kundër Austrisë, mbrëmjen e kësaj të premteje, në Berlini.

17 Qershor 2024, 09:00 Nga DOSJA
Michal Probiertz, trajneri i Polonisë: “Lewandowski do të

GJERMANI - E mundur nga Holanda këtë të dielë pasdite, në Hamburg, (1-2), Polonia mësoi dy lajme të mira nga Michal Probiertz, trajneri i saj. 

“Rehabilitimi i Robert Lewandowskit (biceps femoris i këputur) po shkon në drejtimin e duhur. Ai është duke u rikuperuar dhe me gjasë do të luajë ndeshjen e radhës kundër Austrisë (e premte, ora 18:00, në Berlin).

E njëjta gjë vlen edhe për Pawe Dawidowicz. “Mbrojtësi i Hellas Verona vuan nga një këputje e kofshës kuadriceps. Rikthimi i tyre do të rrisë konkurrencën brenda ekipit”,- deklaroi i gëzuar trajneri i tyre.

Më tej ai shtoi për humbjen: “U thashë lojtarëve në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes kundër Holandës të mbajnë kokën lart. Kjo ndeshje, pavarësisht humbjes, premton. Edhe pse në fund na mungonte inteligjenca, ishim një ekip i organizuar mirë. Ne po shkojmë në drejtimin e duhur”. 

Edhe pse Polonia humbi, golashënuesi i Barçës ishte në stol këtë të dielë pasdite në Vorlsparkstadion në Hamburg. Madje, Lewandowski u ngroh normalisht në shoqërinë e zëvendësuesve të tjerë, para se të fillonte ndeshja.

Trajneri i Polonisë, megjithatë, ishte më i rezervuar në lidhje me Bartosz Salamon, qendërmbrojtësi i tij u detyrua të linte vendin në minutën e 86-të për shkak të një problemi me gishtin. “Ai është në duart e mjekut dhe shpresoj të mos ketë fracture”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll