Bota

"Ky është tashmë një rezultat", nis sot punimet Samiti për paqen në Ukrainë, çfarë pritet nga takimi në Zvicër i liderëve botërorë?

Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris , Presidenti francez Emmanuel Macron dhe liderët e Gjermanisë, Italisë, Britanisë, Kanadasë dhe Japonisë janë ndër ata që do të marrin pjesë në takimin e 15-16 qershorit në vendpushimin zviceran në majë të malit Buergenstock.

15 Qershor 2024, 08:12 Nga M.B
"Ky është tashmë një rezultat", nis sot punimet
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy është mirëpritur nga një zyrtar ushtarak ukrainas, Zëvendës Shefi i Protokollit Zviceran Manuel Irman dhe Ambasadorja e Ukrainës në Zvicër Iryna Venediktova, pasi ai mbërrin në aeroportin e Cyrihut, Zvicër më 14 qershor 2024.

ZVICRA- Udhëheqësit botërorë do të bashkohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një samit këtë fundjavë për të parë mënyrat për t'i dhënë fund konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Mediat e huja shkrujnë se Rusia nuk është e ftuar dhe ngjarja do të jetë e shkurtër.

Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris , Presidenti francez Emmanuel Macron dhe liderët e Gjermanisë, Italisë, Britanisë, Kanadasë dhe Japonisë janë ndër ata që do të marrin pjesë në takimin e 15-16 qershorit në vendpushimin zviceran në majë të malit Buergenstock.

India, e cila ka ndihmuar Moskën t'i mbijetojë goditjes së sanksioneve ekonomike, pritet të dërgojë një delegacion. Turqia dhe Hungaria, të cilat në mënyrë të ngjashme ruajnë lidhje me Rusinë, do të përfaqësohen nga ministrat e tyre të jashtëm. Por, pavarësisht nga muajt e lobimit intensiv ukrainas dhe zviceran, disa të tjerë nuk do të jenë atje, veçanërisht Kina, një konsumator kryesor i naftës ruse dhe furnizues i mallrave që ndihmojnë Moskën të ruajë bazën e saj prodhuese.

"Ky takim është tashmë një rezultat", tha Zelensky në Berlin të martën, ndërsa pranoi sfidën e ruajtjes së mbështetjes ndërkombëtare.

Nëntëdhjetë e dy vende dhe tetë organizata do të marrin pjesë, tha Zvicra. Organizatorët që po përgatisin një deklaratë të përbashkët kanë luftuar për të gjetur një ekuilibër midis dënimit të veprimeve të Rusisë dhe sigurimit të sa më shumë pjesëmarrësve, thonë diplomatët. Një draft përfundimtar i deklaratës së samitit i referohet "luftës" së Rusisë kundër Ukrainës dhe gjithashtu nënvizon angazhimin ndaj kartës së OKB-së dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar. Pjesëmarrësit që nuk janë dakord me deklaratën kanë kohë deri në fund të së premtes për të hequr dorë, shkruan Reuters.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll