Bota

Sulmoi dhe goditi me thikë të miturin në Finlandë, 34-vjeçari i ekstremit të djathtë arrestohet nga policia

I dyshuari, i lindur në vitin 1990, besohet se e ka goditur me thikë fëmijën disa herë në shpinë para se të ndalohej nga një roje sigurie.

14 Qershor 2024, 22:43 Nga r.ll
Sulmoi dhe goditi me thikë të miturin në Finlandë,
foto ilustruese

FINLANDË- Një 34-vjeçar i ekstremit të djathtë ka sulmuar dhe plagosur rëndë me thikë  sulmoi dhe plagosi rëndë me thikë një 12-vjeçar në një qendër tregtare në qytetin verior të Finlandës Oulu.

Sipas mediave të huaja, autori i sulmit tentoi të sulmonte edhe një fëmijë tjetër, por u vu në pranga nga policia. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes. 34-vjeçari do të përballet me akuza paraprake për dy akuza për tentativë vrasje, tha Byroja Kombëtare e Hetimit (NBI) në një deklaratë.

“Hetimi penal është ende në një fazë të hershme dhe policia nuk e di saktësisht se çfarë e ka motivuar aktin. Megjithatë, dihet se i dyshuari ka një histori veprimesh të ekstremit të djathtë”, tha Byroja Kombëtare e Hetimit.

Kryeministri finlandez Peteri Orpo e dënoi sulmin në rrjetet sociale. “Dhuna ekstremiste është një kërcënim real në Finlandë”, tha Orpo në një postim në "X". “Nuk ka vend për asnjë lloj ekstremizmi në këtë vend”.

Raportohet se djali 12-vjeçar është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. I dyshuari, i lindur në vitin 1990, besohet se e ka goditur me thikë fëmijën disa herë në shpinë para se të ndalohej nga një roje sigurie, raporton Byroja Kombëtare e Hetimit.

sulm me thikë ne finlande

Sondazh

Poll