Aktualitet

Goditi me grushte për shkak të detyrës punonjësin e shërbimit pyjor, ndalohet 41-vjeçari në Prrenjas

Pas arrestimit të tij dhe ushtrimit të kontrolleve në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi 400 litra naftë dhe 140 litra vaj lubrifikant për mjete, të dyshuara të kontrabanduara.

14 Qershor 2024, 16:34 Nga r.ll
Goditi me grushte për shkak të detyrës punonjësin e
foto ilustruese

PRRENJAS- Një 41-vjeçar është ndaluar në Prrenjas pasi ka goditur me grushte punonjësin e shërbimit pyjor për shka të detyrës. 

Pas arrestimit të tij dhe ushtrimit të kontrolleve në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi 400 litra naftë dhe 140 litra vaj lubrifikant për mjete, të dyshuara të kontrabanduara.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditi me grushte, për shkak të detyrës, punonjësin e shërbimit pyjor, ndalohet 41-vjeçari. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi mallra të dyshuara të kontrabanduara.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, vunë në pranga shtetasin V. Rr., 41 vjeç, banues në Prrenjas.

Ndalimi i 41-vjeçarit u bë pas kallëzimit të një punonjësi të shërbimit pyjor, në bashkinë Prrenjas, se më datë 13.06.2024, ky shtetas e kishte goditur me grushte, për shkak të detyrës.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u kryen kontrolle në banesën e 41-vjeçarit, ku u gjetën 400 litra naftë dhe 140 litra vaj lubrifikant për mjete, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kontrabanda e mallrave që paguhet akcizë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”.

prrenjas

Sondazh

Poll