Aktualitet

Publikohen rezultatet e provimit të parë të Maturës Shtetërore, ja ku mund të shihen notat

Rezultat janë publikuar online dhe ministrja Manastirliu ka ftuar të rinjtë të shikojnë rezultatet në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

14 Qershor 2024, 15:50 Nga r.ll
Publikohen rezultatet e provimit të parë të Maturës
foto ilustruese

TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar publikimin e rezultateve të provimit të parë të Maturës shtetërorë. Rezultat janë publikuar online dhe ministrja Manastirliu ka ftuar të rinjtë të shikojnë rezultatet në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

POSTIMI I MANASTIRLIUT:

Njoftim i rëndësishëm për Maturantët

Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, që ishte provimi i parë i Maturës Shtetërore!

Të gjithë maturantët që kanë dhënë këtë provim mund të kontrollojnë rezultatet e tyre online në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore: SHIKO REZULTATET KETU (LINK)

Më 3 qershor, 28 mijë nxënës kanë testuar njohuritë në gjuhën e huaj, anglisht. Ndërkohë një javë më vonë maturantë zhvilluan edhe provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, notat e të cilit ende nuk janë publikuar. 

matura shteterore 2024 rezultatet

Sondazh

Poll