Aktualitet

U sulmua egërsisht nga dhjetë qenë në Greqi, përfundon në spital 44-vjeçarja shqiptare

Mësohet se shqiptarja është sulmuar dhe kafshuar në pjesë të ndryshme të trupit nga dhjetë qenë.

14 Qershor 2024, 15:32 Nga S.B
U sulmua egërsisht nga dhjetë qenë në Greqi, përfundon
pamje nga ngjarja

GREQI- Një shqiptare 44-vjeçare është sulmuar nga disa qenë endacakë në zonën e Filiros në Selanik të Greqisë. Mësohet se shqiptarja është sulmuar dhe kafshuar në pjesë të ndryshme të trupit nga dhjetë qenë.

Si pasojë e sulmit të egër, 44-vjeçarja përfundoi në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë për këtë ngjarjë është ngritur padi ndaj nënkryetarit të bashkisë të Pylaia-Hortiatis, pasi ai është përgjegjës për menaxhimin e kafshëve endacake.

U sulmua egërsisht nga dhjetë qenë në Greqi, përfundon
pamje nga ngjarja

Nënkryetari i bashkisë u la i lirë me urdhër të prokurorit, në pritje të përfundimit të hetimeve paraprake për ngjarjen.

 

greqi sulm qen

Sondazh

Poll