Sport

Ish-trajneri dhe mesfushori Schuster: "Reali ka nënshkruar me Mbappe, por do humbasë Toni Kroos... Do të jetë problem për të"...

"Ne gjermanëve na kanë pëlqyer gjithmonë skuadrat spanjole. Flick është një trajner që tashmë e di se çfarë është një ekip i madh”

14 Qershor 2024, 14:49 Nga DOSJA
Ish-trajneri dhe mesfushori Schuster: "Reali ka nënshkruar me Mbappe,

SPANJE - Bernd Schuster nuk është kurrë banal dhe nuk përmbahet sa herë që ka mundësi të flasë për aktualitetin e Real Madridit. Ish-lojtari dhe trajneri i ‘los blancos’ 

ndoqi një ngjarje, për të përfituar donacione për kërkime mbi ALS dhe sklerozën e shumëfishtë në Mallorca, një turne bamirësie golfi, ku u mblodhën fondet dhe bëri një bilanc të ekipit të Ancelottit.

Largimi i bashkatdhetarit Kroos dhe ardhja e Mbappe: "Mbappé mbërrin, por Kroos humbet... do të jetë problem për Madridin. Kam dyshime për mesfushën e Realit, sepse Kroos ishte shumë i rëndësishëm në organizimin e lojës dhe do të humbasë shumë pa të kur bëhet fjalë për krijimin e lojës”.

Schuster foli edhe për Barcelonën dhe mbi të gjitha për ardhjen e Flick në pankinën e Blaugranas: "Ne gjermanëve na kanë pëlqyer gjithmonë skuadrat spanjole. Flick është një trajner që tashmë e di se çfarë është një ekip i madh, ai pati një sezon të jashtëzakonshëm me Bayernin.

Për mua, problemi te Barça nuk është trajneri, ai nuk mund të zgjidhet edhe nëse ndryshon nga një çdo vit, është një problem ekipor: duhet të kërkosh cilësi për të luftuar me ata që janë në krye”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll