Sport

Kapiteni Nacho i Real Madridit, shumë pranë kalimit në klubin saudit Al-Ittihad…

Në kërkim të një qendërmbrojtësi, klubi saudit Al-Ittihad nuk është larg nga tërheqja e kampionit të Evropës, Nacho Fernandez, në fund të kontratës së tij me Merengues.

14 Qershor 2024, 10:30 Nga DOSJA
Kapiteni Nacho i Real Madridit, shumë pranë kalimit në klubin

ARABIA SAUDITE - Është një lëvizje që mund të ketë pasoja për qendrën e mbrojtjes së Real Madridit. Në fund të kontratës së tij me kampionët evropianë, kapiteni Nacho Fernández është afër bashkimit me Al-Ittihad (Arabia Saudite).

Klubi i Karim Benzemas ka disa javë që kërkon të forcohet në këtë fushë dhe ka anketuar emra të mëdhenj të futbollit europian.

Nëse do të konfirmohej largimi i Nacho Fernández, atëhere Real Madrid duhet të përshpejtojë për të gjetur një zëvendësues dhe emri i Leny Yoro mund të rikthehet shumë shpejt në skenë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll