Sport

“Euro 2024”/ Goditje e fortë e Spanjës për ndeshjen e parë… një titullar mangut

Spanja mund të nisë garën e saj pa një prej titullarëve të saj!

14 Qershor 2024, 11:30 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Goditje e fortë e Spanjës për ndeshjen e

GJERMANI - “Euro 2024” fillon nesër për Spanjën! Nëse disa kombe janë të kursyer nga dëmtimet, për të tjerët, kjo ka qenë një masakër.

Kur nuk është për shkak të një dëmtimi “të zakonshëm”, është për shkak të një feste si ajo e polakut, Karol Swiderski, i cili u aksidentua teksa festonte golin e tij. Lewandowski doli i dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit përgatitore të Polonisë.

Sa i përket Holandës, Frenckie de Jong është tërhiqur nga Euro. Tani, është Spanja që po provon një fatkeqësi të tillë, siç raportohet nga Marca.

Laporte humbet sfidën ndaj Kroacisë

Në grupin B, atë “të vdekjes”, Spanja sulmon fort që në fillim duke u përballur me finalistët e Kupës së Botës 2018, në ndeshjen e saj të pare të “Euro 2024”, ku trajneri De la Fuente duhet të bëjë pa Aymeric Laporte.

Siç raporton e përditshmja sportive, mbrojtësi Al-Nasser nuk u stërvit dje me pjesën tjetër të grupit për shkak të shqetësimit. Prandaj ai është i pasigurt për të filluar si titullar ndeshjen kundër Kroacisë dhe mbrojtja mund të jetë me Le Normand së bashku me Nachon!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll