Sport

Valverde: "Sa i zemëruar në fillim me Ancelottin, më vonë e kuptova se kishte të drejtë"

“Mësova se duhet t'i japësh vlerë kërkesave të trajnerit, duhet ta kuptosh dhe të përfitosh maksimumin prej tyre”

14 Qershor 2024, 14:37 Nga DOSJA
Valverde: "Sa i zemëruar në fillim me Ancelottin, më

SPANJE - Pas fitimit të Champions League me Real Madridin, pushimet tashmë kanë përfunduar për Federico Valverde. Mesfushori do të përfshihet me kombëtaren e Uruguajit në Copa America 2024:

“Është diçka unike, jam shumë krenar që i kam arritur këto objektiva së bashku me familjen time dhe njerëzit që më kanë qenë pranë, që kur fillova të luaja futboll fëmijë,"- shpjegoi ‘El Pajarito’ në një intervistë me AUF TV.

Valverde pranoi, se "kur je te Real Madrid, ju rrini me shpresën dhe ëndrrën për të arritur gjëra të mëdha, për të fituar tituj të rëndësishëm. Ata që kanë qenë në klub për vite të tëra e dinë se ekziston ajo uri për të fituar gjithmonë. Gjithmonë dua më shumë, tifozët të bëjnë të ndihesh se gjëja më e bukur është Liga e Kampionëve."

Mesfushori kujtoi momentet e vështira që kaloi para se të bindte Carlo Ancelottin për cilësitë e tij: "Mësova të vlerësoja vërtet faktin e të luajturit kudo vetëm për të luajtur. Kur fillova të punoja me të, kisha shumë zemërim. Mësova se duhet t'i jepja vlerë kërkesave të trajnerit, duhet ta kuptoja dhe të përfitoja maksimumin prej tyre, ai ka qenë gjithmonë në dispozicion për të më ndihmuar dhe këshilluar."

Dalja e Kroos në pension: "Familja ime e respekton atë, ne ndjejmë dashuri të madhe ndaj tij. Ai na bëri të ndiheshim pjesë e rrugëtimit të tij dhe rezultateve të tij çdo ditë, veçanërisht kur gjërat nuk shkonin mirë: vetëm me disa fjalë më bëri të ndihem më mirë. Një lojtar si ky do të më mungojë brenda dhe jashtë fushës."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll