Sport

Kapiteni i Gjermanisë, Ilkay Gündogan: “Mos i nënvlerësoni skocezët!”

Kapiteni i Gjermanisë, Ilkay Gündogan pret një ndeshje të komplikuar kundër Skocisë këtë të premte (21:00), në hapjen e “Euro 2024”.

14 Qershor 2024, 09:30 Nga DOSJA
Kapiteni i Gjermanisë, Ilkay Gündogan: “Mos i

GJERMANI - Hera e fundit që Gjermania luajti një turne të madh në shtëpi ishte në Kupën e Botës 2006, një kohë kur Ilkay Gündogan ishte ende adoleshent. 

“Kam marrë pjesë në festë, me tifozët”,- kujton mesfushori në prag të ndeshjes hapëse të Euro-s kundër Skocisë (e premte, ora 21:00).  Tani, të jesh pjesë e këtij ekipi dhe të përfaqësosh popullin gjerman është një nder”.

Lojtari i Barcelonës do ta bëjë këtë me shiritin e kapitenit rreth krahut dhe insistoi këtë të enjte në nevojën për të bërë shumë më tepër, se në ndeshjen e fundit përgatitore të fituar në minutën e fundit kundër Greqisë (2-1). 

"Ishte një paralajmërim,- u shpreh ai. - Më mirë që ndodhi atëherë se nesër në ndeshjen hapëse. U ndjeva sikur nuk ishim aty në pjesën e parë.”

Mannschaft do të duhet të frymëzohet nga ajo që bëri më mirë në pjesën e dytë dhe të mos hyjë në territorin e pushtuar kundër Ushtrisë Tartan. 

“Pres një ndeshje shumë të pakëndshme,- nënvizoi më tej Gündogan. - Unë ende njoh shumë lojtarë të tyre që janë në Premier League. Nuk duhet të nënvlerësojmë skocezët, por nëse arrijmë të shprehim potencialin tonë të plotë, do të kemi një shans të mirë për të fituar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll