Politike

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Teliti: Nuk do të tërhiqemi deri në fund! Policët po përdoren nga banda e hajdutëve

Ai tha se qytetarët nuk do të tërhiqen deri në fund, derisa ata hajdutët që janë në Bashkinë e Tiranës, të shkojnë atje ku e meritojnë si hajdutë. Teliti bëri thirrje që policia mos të shuajë zjarrin e qytetarëve pasi ata janë duke protestuar kundër abuzimit, kundër vjedhjeve.

14 Qershor 2024, 12:19 Nga N.F
Protesta para bashkisë së Tiranës/ Teliti: Nuk do të
Protesta

TIRANË- Nënkryetari demokrat i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Teliti u shpreh se qytetarët do e fitojnë betejën e tyre, pasi kjo është e drejta e tyre.

Ai tha se qytetarët nuk do të tërhiqen deri në fund, derisa ata hajdutët që janë në Bashkinë e Tiranës, të shkojnë atje ku e meritojnë si hajdutë. Teliti bëri thirrje që policia mos të shuajë zjarrin e qytetarëve pasi ata janë duke protestuar kundër abuzimit, kundër vjedhjeve.

“Këtu janë qytetarët e vjedhur, janë qytetarët e shtypur, në atë godinë janë hajdutët. Mos guxoni ju policë zorraxhinj, që nxirrni zorrat për të shuar zjarrin e protestës, se nuk e shuani dot.

Jemi këtu kundër abuzimit, kundër vjedhjeve. Ju që merrni urdhëra të paligjshëm mos i zbatoni ato, mos u bëni shkelës të ligjit, mos u bëni bashkëfajtorë”, tha Teliti.

Ai theksoi se qytetarët ashtu sikundër kanë qëndruar, do të qëndrojnë në protesta, pasi ndjehen të vjedhur, të grabitur dhe ata nuk po protestojnë vetëm për veten e tyre, por edhe për policët që përdoren sot nga ata që janë banda e hajdutëve.

teliti protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll