Politike

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Balliu: Këta nuk janë qeveri, janë një bandë hajdutësh

Ai tha se ka ardhur koha për të vepruar dhe për t'i larguar, ata të cilët flasin kur digjet goma dhe e quajnë dhunë.

14 Qershor 2024, 11:51 Nga M.B
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Balliu:
Klevis Balliu

TIRANA- Shefi i organizimit të PD-së, Klevis Balliu, tha sot nga protesta para Bashkisë së Tiranës, se kjo parti është më e fortë se kurrë, më e bashkuar se kurrë. Ai tha se ka ardhur koha për të vepruar dhe për t'i larguar, ata të cilët flasin kur digjet goma dhe e quajnë dhunë.

“Nëse jeni në shërbim të shtetit dilni dhe bashkohuni me qytetarët kundër Edi Ramës, Erion Veliajt, nëse jeni në shërbim të partisë, rrini aty ku jeni.

Një herë në dy javë dalin takimet e Edi Ramës me njerëzit e krimit. Këta nuk janë qeveri, janë një bandë hajdutësh.

Koha ka ardhur për të vepruar dhe për t'i larguar, ata të cilët flasin kur digjet goma dhe e quajnë dhunë, por kur shembin shtëpitë e qytetarëve që Erion Veliaj të bëjë dy pallate, çfarë quhet”, tha Balliu.

protesta e opozites

Sondazh

Poll