Politike

Protesta para bashkisë/ Kalaja: Cila është puna që Dumani i ka kryer Ola Xhaçkës, këtë duhet ta zbuloi drejtësia!

Kalaja shtoi se Altin Dushmani vazhdon dhe i shërben pushtetit më i rrezikshëm se ai Dumani tjetër. Sipas saj ai krimineli ka thënë se i bëra ca punë Olta Xhaçkës, dhe si shpërblim më mori të afërmen në punë.

14 Qershor 2024, 12:09 Nga N.F
Protesta para bashkisë/ Kalaja: Cila është puna që Dumani i
Kalaja

TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja kërkoi të zbardhet se cila është puna që I ka kryer Nuredin Dumani ministres Olta Xhacka ku e cila në këmbim i mori në punë familjaren e tij.

Kalaja shtoi se Altin Dushmani vazhdon dhe i shërben pushtetit më i rrezikshëm se ai Dumani tjetër. Sipas saj ai krimineli ka thënë se i bëra ca punë Olta Xhaçkës, dhe si shpërblim më mori të afërmen në punë.

"Ju protestues vini këtu për të mbrojtur Tiranën, Shqipërinë sot më legjitim më kurrë pasi morëm atë që na takonte. Ndaj ajo që tregoi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ajo që tregoi Sali Berisha, ajo që tregoi PD është se agjë nuk të dhurohet por çdo gjë fitohet me qëndresë dhe përballje.

Altin Dushmani vazhdon dhe i shërben pushtetit më i rrezikshëm se ai Dumani tjetër. Ai krimineli ka thënë se i bëra ca punë Olta Xhaçkës, dhe si shpërblim më mori të afërmen në punë. Cila është puna që Dumani i ka kryer Ola Xhaçkës, ortakes së Aman Josifit, këtë duhet ta zbuloi drejtësia," tha Kalaja.

kalaja protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll