Politike

Sot mbahet seanca në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin, në sallë e pranishme edhe ambasadorja greke

Në seancën e sotme të Apelit mësohet se të pranishme në sallë do të jenë edhe media greke, ambasadorja greke dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. 

14 Qershor 2024, 10:27 Nga N.F
Sot mbahet seanca në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin,
Fredi Beleri

TIRANË- Ditën e sotme po mbahet seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në seancën e sotme të Apelit mësohet se të pranishme në sallë do të jenë edhe media greke, ambasadorja greke dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. 

Gjithashtu raportohet se Beleri dhe Pandeli Kokaveshi janë të pranishëm në seancë. Ndërkohë Beleri në Apel kërkon rrëzimin e vendimit që e dënon atë me dy vite burg, për blerje votash. Kërkesa e tij do të shqyrtohet nga Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi e Dhimitër Lara. Seanca do të mbahej me datë 7 qershor po për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës gjithçka u shty ditën e sotme.

Fredi Beleri është dënuar me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje. Ai ka ankimuar në Apel dënimin nga GJKKO-ja. Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Ndërkohë në 5 Mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burgim nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ndërsa Pandeli Kokoveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndrojë 3 vite në shërbim prove.

fredi beleri

Sondazh

Poll