Politike

Seanca në Apelin e GJKKO-së/ Avokatja e Belerit akuza ndaj trupës gjykuese: Ju nuk jeni caktuar me short!

Gjatë seancës në Apelin e GJKKO avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari ka akuzuar trupën gjykuese se nuk janë caktuar me short, por janë zgjedhur për këtë cështje.

14 Qershor 2024, 10:47 Nga N.F
Seanca në Apelin e GJKKO-së/ Avokatja e Belerit akuza ndaj trupës
Beleri

TIRANË-  Ditën e sotme po mbahet seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Gjatë seancës në Apelin e GJKKO avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari ka akuzuar trupën gjykuese se nuk janë caktuar me short, por janë zgjedhur për këtë cështje.

Relatorja Daniela Shirka ka mohuar duke thënë se caktimi i trupës gjykuese me short elektronik. Gjatë fjalës së saj avokatja Gjyzari ka kërkuar përjashtimin e Shirkës me pretendimin se është e njëanshme.

Pjesë nga debati:

Klodiana Gjyzari: Ju nuk jeni caktuar me short, por jua kanë caktuar këtë çështje. Nga të dhënat e sistemit iu është caktuar manualisht.

Ju si relatore keni shqyrtuar edhe dy çështje të tjera për Belerin dhe në të dyja rastet ju është caktuar manualisht

Relatorja Daniela Shirka: Caktimi i trupës gjykuese është bërë me short elektronik.

Klodiana Gjyzari: Kërkojmë përjashtimin tuaj, jeni e njëanshme (për relatoren Daniela Shirka).

Në seancën e sotme mësohet se të pranishme në sallë do të jenë edhe media greke, ambasadorja greke dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.  Gjithashtu raportohet se Beleri dhe Pandeli Kokaveshi janë të pranishëm në seancë.

Beleri në Apel kërkon rrëzimin e vendimit që e dënon atë me dy vite burg, për blerje votash. Kërkesa e tij do të shqyrtohet nga Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi e Dhimitër Lara. Seanca do të mbahej me datë 7 qershor po për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës gjithçka u shty ditën e sotme.


Fredi Beleri është dënuar me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje. Ai ka ankimuar në Apel dënimin nga GJKKO-ja. Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Ndërkohë në 5 Mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burgim nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ndërsa Pandeli Kokoveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndrojë 3 vite në shërbim prove.

 

 

fredi beleri

Sondazh

Poll