Aktualitet

Po mblidhte bimë mjekësore, bie nga shkëmbi një person në Maliq, humb jetën 59-vjeçari (EMRI)

Raportohet se një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga shkëmbi teksa shkoi për të mbledhur bimë mjekësore.

13 Qershor 2024, 12:50 Nga N.F
Po mblidhte bimë mjekësore, bie nga shkëmbi një person
Foto ilustruese

MALIQ- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Moglicë të Maliqit. Raportohet se një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga shkëmbi teksa shkoi për të mbledhur bimë mjekësore.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjarprit. Sipas dëshmive, Islam Pashollar kishte shkuar në këtë zonë për të mbledhur çaj, por nga pakujdesia dyshohet se është rrëzuar dhe si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak. Paraditen e sotme, në fshatin Protopapë, Maliq, shtetasi I. P., rreth 63 vjeç, duke mbledhur bimë medicinale, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

maliq shkemb rrezim viktime

Sondazh

Poll