Aktualitet

U jepte informacion bandave, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e pasurisë 3.1 milionë euro të Oltion Bistrit

Pasuria me vlerë 3.1 milion euro e Oltion Bistrit, mes të cilave 10 apartamente, 22 dyqane, e një vilë luksoze duhet të qëndrojnë të sekuestruara.

13 Qershor 2024, 12:36 Nga N.F
U jepte informacion bandave, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e
 Oltion Bistri

TIRANË- Apeli i GJKKO ka marrë vendimin ditën e sotme duke lënë në fuqi sekuestrimin e pasurive tw ish-shefit tw operacionales, Oltion Bistrit. Pasuria me vlerë 3.1 milion euro e Oltion Bistrit, mes të cilave 10 apartamente, 22 dyqane, e një vilë luksoze duhet të qëndrojnë të sekuestruara.

Bistri u arrestua në 27 korrik 2023 në kuadër të operacionit 'Metamorfoza'.  Oltion Bistri, sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, del në biseda përmes aplikacionit “SKY ECC”, me Pëllumb Gjokën ku mes të tjerash e informon mbi operacionet e policisë për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit, aktivitet të cilin e kryente edhe biznesmeni.


Disa javë më parë me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur sekuestrimin e 36 pasurive. SPAK njoftoi se ka indicie dhe dyshime se pasuritë janë vënë nga aktiviteti kriminal i Bistrit.

Pronat e sekuestruara janë: 22-Njësi, dyqane/ambiente biznesi; 10-Apartamente; 1-Vilë; 1- Truall; 1-Garazh; 1-Automjet. Vlera totale e blerjes së pasurive të sekuestruara sipas çmimeve të përcaktuara në kontratat noteriale është 3.091.519 Euro.

 oltion bistri gjkko

Sondazh

Poll