Aktualitet

Nga dhuna në familje tek ngacmimi seksual ndaj të miturës, arrestohen tre persona në Tiranë

Bëhet me dije se 40-vjeçari F.Sh ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

13 Qershor 2024, 11:02 Nga S.B
Nga dhuna në familje tek ngacmimi seksual ndaj të miturës,
foto ilustruese

TIRANË- Arrestohen tre persona në Tiranë. Bëhet me dije se 40-vjeçari F.Sh ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Ndërkohë 40-vjeçari M.S në gjendje të dehur ka dhunuar fizikisht nënën dhe djalin e tij. 55-vjeçari L.Sh është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:  

- M. S., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në gjendje të dehur, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe djalit të tij;  

- L. Sh., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.  

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

tirane dhune

Sondazh

Poll