Aktualitet

Aksident në Fier, makina del nga rruga dhe përmbyset, lëndohet 34-vjeçarja

Bëhet me dije se në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë shoqëruar të renë për në Spitalin e Fierit.

13 Qershor 2024, 11:03 Nga M.B
Aksident në Fier, makina del nga rruga dhe përmbyset, lëndohet
Foto nga vendi i ngjarjes

FIER- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj. Mësohet se një mjet tip “Ford” që drejtohej nga një 34-vjeçare ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë jashtë rrugës.

Bëhet me dije se në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë shoqëruar të renë për në Spitalin e Fierit. Sipas informacioneve, vajza udhëtonte e vetme dhe shkak dyshohet përgjumja ose përdorimi i telefonit.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak
Më datë 13.06.2024, rreth orës 10:00, në Kafaraj, shtetasja M. B., 34 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja M. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll