Luftanijet ruse mbërrijnë në ujërat e Kubës për një stërvitje ushtarake, analistët: Shfaqje force që rrit tensionet me Perëndimin
luftanije ruse KUBË- Një flotë luftanijesh ruse mbërriti në ujërat e Kubës të mërkurën përpara st&eu...
Më shumë se 4000 subjekte dhe individë rusë janë nën sanksionet amerikane, me qëllim që të ndalin fluksin e parave dhe armëve drejt Rusisë.
SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosen në listën e sanksioneve 300 subjekte të reja biznesi, përfshirë një kompani ruse me bazë në Beograd. Sipas faqes së Departamentit të Thesarit të SHBA-së, në listë është edhe kompania “BASSIRE GROUP DOO”.
Kompania është themeluar në shkurt të vitit 2023 dhe është e angazhuar në tregtinë me shumicë të kompjuterëve, pajisjeve kompjuterike dhe softuerëve. Drejtori dhe pronari i kompanisë është shtetasi rus, Nikolai Levin.
Në shpjegimin e Thesarit thuhet se qëllimi i sanksioneve është t'i mohojnë Rusisë qasjen në produktet dhe shërbimet e nevojshme për të ruajtur prodhimin ushtarak për luftën në Ukrainë.
Ndër subjektet e sanksionuara janë kompani nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia.
Më shumë se 4000 subjekte dhe individë rusë janë nën sanksionet amerikane, me qëllim që të ndalin fluksin e parave dhe armëve drejt Rusisë.
Sanksionet u njoftuan përpara mbërritjes së presidentit amerikan, Joe Biden në Itali për një takim të liderëve të G7.
Vendet e G7-ës, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, do të bisedojnë për mënyrën se si t’i përdorin përfitimet nga asetet e ngrira ruse në Perëndim, për ta ndihmuar Kievin financiarisht./REL
luftanije ruse KUBË- Një flotë luftanijesh ruse mbërriti në ujërat e Kubës të mërkurën përpara st&eu...
sherri ITALI- Një incident është shënuar ditën e sotme në parlamentin italian, ku disa deputetë janë zënë...
Perurimi FERIZAJ- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e për...
Busti i Adem Jasharit, Prekaz KOSOVA- Kosova shënon 25-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s më 12 qershor 1999 dhe të Çli...
banesa GREQI -Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku një 37-vjeçar ka vrarë mbesën e tij 11-vjeçare ...
Një Vireo në Filadelfia AMERIKË- Konsumimi i kokainës po kërcënon zogjtë e rrallë tropikal, pasi trafikantët e...
Mbledhja e komisioneve parlamentare për mbrojtje dhe siguri në Sarajevë SARAJEVË- Gjatë ditës së parë të takim...
Zbulimi ANGLI- Një zbulim befasues u bë nga arkeologët britanikë në gjirin Standland, në brigjet e Dorset...
Trump dhe Biden SHBA- Sipas një ankete të re të qendrës ‘Pew’ Presidenti Joe Biden gëzon mbështeje më të...
Foto ilustruese GREQI- Tymi i zi ka mbuluar pjesët veriore të pellgut të Atikës nga zjarri që shpërtheu në një fabr...