Bota

Përurohet në Ferizaj shtatorja e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", tha se është nderuar lidershipi i patrembur i Blair dhe mbështetja e palëkundur për çlirimin e Kosovës.

12 Qershor 2024, 20:50 Nga N.F
Përurohet në Ferizaj shtatorja e ish-kryeministrit të
Perurimi

FERIZAJ- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përurimit të shtatores së ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair. Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", tha se është nderuar lidershipi i patrembur i Blair dhe mbështetja e palëkundur për çlirimin e Kosovës.


“Ky monument simbolizon shpresën tonë të pakufishme, miqësinë e përjetshme dhe mirënjohjen e përzemërt. Faleminderit, kryeministër Blair!”, ka thënë Krasniqi.

Blair ditë më parë qëndroi në Kosovë, por nuk mundi të marrë pjesë në përurimin e shtatores. Ish-kryeministri britanik, Tony Blair vizitoi Kosovën për të tretën herë pas përfundimit të luftës. Ai ishte njeriu kyç që vuri në lëvizje ndërhyrjen e NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit në vitin 1999.  25-vite pas ndërhyrjes së NATO-s, Blair tha se ishte i bindur se ai ishte vendimi i duhur dhe se sot duhet të qëndrojnë edhe më shumë krah popullit të Kosovës.

 

kosove tony blair

Sondazh

Poll