12 Qershor 2024, 19:28
Nga N.F
Trump dhe Biden
SHBA- Sipas një ankete të re të qendrës ‘Pew’ Presidenti Joe Biden gëzon mbështeje më të madhe në vendet e tjera se ish Presidenti Donald Trump. Anketa e kryer nga 5 janari deri në 21 maj, me 40 mijë e 500 individë në 34 shtete të ndryshme, jo në Shtetet e Bashkuara, tregon se 43 për qind besojnë se Presidenti Biden ‘do të bëjë gjënë e duhur për botën’, krahasuar me 28 për qind që besojnë tek ish Presidenti Trump.
Në 24 shtete, individët e anketuar kanë më shumë besim tek Presidenti Biden, ndërsa në Hungari dhe në Tunizi, kryeson ish Presidenti Trump. Në 8 shtetet e tjera, diferenca mes tyre nuk është domethënëse. Besimi më i lartë tek të dy u regjistrua në Filipine, me 77 për qind në favor të Presidentit Biden dhe 68 përqind për ish Presidentin Trump.
Megjithatë mbështetja për Presidentin Biden ka shënuar rënie nga viti i kaluar. 14 mes 21 vendeve kanë më pak besim tek Presidenti Biden këtë vit krahasuar me 2023. Disa nga vlerësimet më negative për të kanë të bëjnë me konfliktin mes Izraelit dher Hamasit. Në të 34 vendet ku u kryue anketa, mos-miratimi i politikave të tij për luftën Izrael-Hamas ishte në nivelin 57 për qind. Anketimi i qendrës ‘Pew’ u krye përpara se Presidenti Biden të shpallte propozimin e tij për t’i dhënë fund luftimeve.
Anketa po ashtu gjeti se burrat ishin më të prirur se gratë të shprehnin besim tek ish Presidenti Trump. Por anketa po ashtu vëren se “gratë janë më të prirura se burrat për të mos iu përgjigjur fare kësaj pyetjeje”. Prirja e rënies së mbështetjes për të dy këto figura politike duket se është në përputhje me rënien e besimit tek Shtetet e Bashkuara si një shembull i demokracisë.
Në të gjitha vendet ky u krye anketa, rreth 40 për qind besojnë se, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë qënë më parë shembull i demokracisë në botë, sot nuk janë më të tilla”.
Marrë nga VOA
trump biden anketa
Bota
12 Qershor 2024, 18:58
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Tymi i zi ka mbuluar pjesët veriore të pellgut të Atikës nga zjarri që shpërtheu në një fabr...
Bota
12 Qershor 2024, 18:08
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Ekspertë të të drejtave të njeriut, të angazhuar nga Kombet e Bashkuara, theksojnë në një r...
Bota
12 Qershor 2024, 17:24
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Qindra fëmijë emigrantë të pashoqëruar në të gjithë Evropën po detyrohen t&eu...
Bota
12 Qershor 2024, 17:14
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- NATO përmes një postimi në faqen zyrtare ka reaguar në lidhje me 25 vjetorin e ndërhyrjes së for...
Bota
12 Qershor 2024, 17:19
M.B
Hristijan Mickoski, lideri i VMPRO-DPMNE-së.
SHKUP- Mandatari për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, Hri...
Bota
12 Qershor 2024, 16:34
N.F
Zjarri
GREQI- Një zjarri i madh ka rënë pas një shpërthimi në një fabrikë në Kato Kifisia mesdi...
Bota
12 Qershor 2024, 16:43
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Në takimin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës këtë jav&eu...
Bota
12 Qershor 2024, 16:25
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Luftërat në Lindjen e Mesme dhe në Evropë, si dhe rivaliteti i Shteteve të Bashkuara me Kinën, mbeten &...
Bota
12 Qershor 2024, 16:22
M.B
Ivelin Mihailov (majtas) dhe Nikolay Markov, e udhëheqin partinë e ekstremit të djathtë Madhështia, e cila i fitoi 5 për qind n&...
Bota
12 Qershor 2024, 16:10
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Gjenerali amerikan në pension Frank McKenzie thotë se pengjet e vërteta në Gazë nuk janë vetëm pen...