Bota

VIDEO/ Po kryenin hetime rreth një anije të mbytur, arkeologët britanikë zbulojnë gurë varresh mesjetare, besohet se janë 800 vjeçar

Universiteti Bournemouth njoftoi zbulimin të premten e kaluar në një deklaratë për shtyp. Gurët e varreve, sipas ekspertëve, ishin ndoshta në fund të Kanalit Anglez për 800 vjet.

12 Qershor 2024, 19:47 Nga N.F
VIDEO/ Po kryenin hetime rreth një anije të mbytur, arkeologët
Zbulimi

ANGLI- Një zbulim befasues u bë nga arkeologët britanikë në gjirin Standland, në brigjet e Dorset, të cilët hasën në gurë varresh mesjetare përreth vendit ku po hetonin një anije të mbytur të lashtë. Universiteti Bournemouth njoftoi zbulimin të premten e kaluar në një deklaratë për shtyp. Gurët e varreve, sipas ekspertëve, ishin ndoshta në fund të Kanalit Anglez për 800 vjet.


"Pllakat, të gdhendura nga mermeri Purbeck, përbënin një pjesë të ngarkesës së anijes më të vjetër dhe më historike të Anglisë, e cila u mbyt në brigjet e Dorset gjatë mbretërimit të Henry III në shekullin e trembëdhjetë," shpjegon buletini.

Henri III, i cili ishte djali i mbretit Gjon, u ngjit në fron në 1216 pas Krishtit dhe sundoi deri në vdekjen e tij në 1272 pas Krishtit. Nga fotografitë shihet se pllakat janë ruajtur në gjendje shumë të mirë ndër shekuj, pavarësisht se njëra prej tyre ka qenë e mbuluar me molusqe.

Sipas njoftimit për shtyp, një pllakë e ruajtur në mënyrë perfekte është një metër e gjysmë e gjatë dhe peshon rreth 70 kilogramë. Pllaka tjetër, shumë më e madhe, është e ndarë në dy pjesë dhe ka një gjatësi totale prej dy metrash dhe një peshë rreth 200 kg. Të dyja kanë kryqe të krishtera të gdhendura mbi to, kjo është arsyeja pse ekipi hulumtues beson se ato ishin të destinuara për kapak arkivolesh ose monumente kripte për klerikët e rangut të lartë. 

arkeloge britanike gure varresh

Sondazh

Poll