Bota

VIDEO/ Plas grushti në parlamentin italian, deputetët përleshen me njëri-tjetrin

Ka qenë deputeti i M5-s  Leonardo Donno, i cili kishte tentuar t’i sillte falmurin italian ministrit Calderoli, i cili më pas u godit dhe ra në tokë.

12 Qershor 2024, 20:47 Nga r.ll
VIDEO/ Plas grushti në parlamentin italian, deputetët përleshen
sherri

ITALI- Një incident është shënuar ditën e sotme në parlamentin italian, ku disa deputetë janë zënë me grushte me njëri-tjetrin. Përleshja mes ligjvënësve raportohet se ka nisur gjatë diskutimit për autonominë e diferencuar.

Ka qenë deputeti i M5-s  Leonardo Donno, i cili kishte tentuar t’i sillte falmurin italian ministrit Calderoli, i cili më pas u godit dhe ra në tokë. Deputeti më pas u detyrua të dilte me karrige me rrota pas ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit.

Sipas rrëfimeve të disa parlamentarëve, Donno është goditur në kokë nga disa deputetë të Ligës së Veriut. Në përleshje është goditur edhe një asistent parlamentar që ka ndërhyrë për të qetësuar deputetët.

sherr ne parlamentin italian leonardo donno

Sondazh

Poll