Politike

Protesta e të premtes/ Berisha: Veliaj ka nisur të thotë se vëllai i tij ka paguar ekspozitat e Ramës! Ka nisur të sillet si pengmarrës

 Berisha e akuzoi Veliajn se ka filluar të sillet si pengmarrës, pasi sipas tij ka nisur të thotë se vëllai i tij ka paguar ekspozitat e Ramës.

12 Qershor 2024, 21:06 Nga r.ll
Protesta e të premtes/ Berisha: Veliaj ka nisur të thotë se
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tijë të mbrëmjes së sotme është ndalur edhe te protesta e opozitës që do të zhvillohet ditën e premte para Bashkisë Tiranë. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas publikimit të aferës 5D dhe çështjes së inceneratorëve. Berisha e akuzoi Veliajn se ka filluar të sillet si "pengmarrës", pasi sipas tij ka nisur të thotë se vëllai i tij ka paguar ekspozitat e Ramës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur miq, e premtja është një ditë shumë e veçantë, është dita e betejës kundër hajdutit më të shpërfytyruar të kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Velisë. Miqtë e mi, çdo orë që ai qëndron në atë ndërtesë, është fyerje e tmerrshme për kryeqytetin.

Është poshtërim për shqiptarët. Çdo aluzion tek mercenarë si Dumani është vetëmashtrim, vetëmashtrim, vetëmashtrim. A e dini se çfarë thotë tani, çfarë përhap poshtë e përpjetë Erion Veliaj? Ua them unë. Ai thotë se vërtet vëllai im është gjetur me para, pareli i madh, por me ato para, thotë ai, ka paguar ekspozitat e zhgarravinave të Edi Ramës.

Me ato para, thotë Erion Veliaj, ka paguar shkollimin e fëmijëve të Belinda Ballukut. Shikoni pra çfarë pengmarrësi, po më prekët mua, keni prekur Ramën. Po më prekët mua, keni prekur Ballukun. A janë të vërteta këto? Ai që i thotë, ku ka tym, nuk është pa zjarr. Por problemi është se askush nuk e pret nga Dumani zgjidhjen. Çdo shqiptar e pret nga qytetarët e Tiranës.

sali berisha erion veliaj

Sondazh

Poll